Olsi Rama: Ndeshjen e vendosi arbitëri inkompetent', Halili: Nuk e prisnim të fitonim kaq thellë

28 Shkurt 2020, 23:04

Tragjike ishin bilancet për Partizanin në derbin me Tiranën. Bardheblutë në Air Albania kanë fituar 5-1 një takim që përfundoi me shumë polemika dhe që nisi me tension që në rrugët e kryeqytetit. Shkak u bë përplasja mes policisë dhe tifozëve për shkak se këta të fundit nuk donin të paraqisnin kartën e identitetit. Ndërsa sfida nisi me disa minuta me vonesë për shkak të flakadanëve në fushë.

Përsa i përket rezultatit ai ishtë një histori me vete. U desh vetëm minuta e dytë për të parë golin e parë, të realizuar nga Partizani me William Cordero. Braziliani shfrenoi fantazinë me një gol fantastik. Gjithsesi minuta e 14 do të ishte episodi që vendosi takimin, pasi për shkak të një ndërhyrje në zonë arbitri Xhaja akordoi penallti për Tiranën dhe nxorrri të kuq për Bitrin. Batha nuk gaboi nga 11 metra, diçka të cilën do ta përsëristë pas pak minutash pas akordimit të penalltisë së dytë për Tiranën.

Në pjesën e dytë më pas do të shënonin autogol Idrizaj dhe ‘dopietë’ Ernest Muçi. Pas sfidës te Partizani ishin shumë të revoltuar me arbitrimin:

Olsi Rama, drejtori i Partizanit: “Për një vendosje dore në shpatullën e Torasës, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë? Që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, nga një arbitër komplet inkopetent, unë nuk di çfarë të them.”

Sormani, trajner i Partizanit: “Penalltia është faull neto, por nëse jep penallti nuk jep të kuq, nëse ka ndryshuar rregullorja këtu unë nuk e kuptoj, në ato momente ndeshja është e manipuluar. Unë nuk kam frikë nga shkarkimi, sepse punoj nga mëngjesi deri në darkë. Vazhdoj me kokën lartë. Presidenti mund të bëjë vlerësimet e veta, jam i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj pune.”