‘Opera në Jeans’ ‘pushton’ Vlorën, mbi 2 mijë veta mbrëmë në sheshin e Marinës

9 Korrik 2018, 11:06

Orkestra, solistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit edhe banda pop prezantuan mbrëmjen e djeshme koncertin “Opera Jeans” në sheshin e ish-akademisë së “Marinës” në qytetin bregdetar të Vlorës.  Sopranoja Vikena Kamenica interpretoi këngë greke, por edhe këngë të vjetra shqipe, si “Lule lule”, “Margjelo” etj.

Tenori Armaldo Kllogjeri, violinisti Nikola Kondakçi, violinistja Albana Leka, trompisti Xhino Daja dhe sopranoja Renisa Lacka, fituese e çmimit prestigjoz “Maria Callas” në Greqi, kanë bërë për vete publikun vlonjatë, që mbrëmjen e djeshme e kthyen sheshin e Marinës me më shumë se 2000 vende në amfiteatër.

I cilësuar, si aktiviteti më i rëndësishëm në këtë sezon turistik të pranishëm në koncert ishin artistë edhe diplomatë, por edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho. Rama “opera jeans” e ka cilësuar vetëm një nga 500 aktivitetet argëtuese, që do të prezantohen në këtë sezon turistik.

Fishekzjarret e bën edhe më të festivë këtë aktivitet, në të cilin artistët e operës performuan live. Trupa e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Opera summer tour” gjatë verës do të jenë pranë turistëve edhe në qytete të tjera të vendit, si në amfiteatrin antik të Butrintit, në Durrës, në kalanë e Gjirokastrës, Sarandë dhe Durrës.

    No videos found.