Policia e Patrës ka organizuar një operacion anti-drogë ku është shpërbërë një grup kriminal.
Grupi ishte i përbërë nga 10 shqiptarë dhe 3 grekë. Grupi mbillte kanabis për ta shitur atë më pas drejt Belgjikës me urdhër të “Shefit”.
Grupi funksiononte në bazë të një strukturë hierarkike, shkruajnë mediat greke, me role të përcaktuara dhe me një aksion që vijonte.
Anëtarët e grupit kriminal e ndanin punën e tyre çdo vit në 3 faza: kultivim kanabisi, trafikimi dhe rikultivim. Grupi kishte shefin e drogës, financierin, fermerët dhe trafikantët.
Hetimet kanë zgjedhur për disa muaj dhe janë udhëhequr nga prokuroria e Patras.
8 nga anëtarët e këtij grupi kriminal u arrestuan dje në zonën e Fthiotida. 7 meshkuj dhe një grua nga mosha 38 deri në 26, janë shpallur në kërkim.
Në zonën përreth Fthiotidas ishin mbjellë 2 parcela me kanabis, me më shumë se 1800 bimë.
Nga hetimet ka rezultuar se anëtarët e këtij grupi, në vitin 2017 kanë mbjellë një sasi rreth 425 bimë kanabisi, dhe nga korrja, kanë përfituar 170 kilogramë.