Operacion 'blic' në Vlorë, 7 të shoqëruar e 3 të arrestuar për llogari të shteteve të huaja!

17 Shtator 2020, 14:29

VLORË- 7 persona janë shoqëruar mëngjesin e sotëm si rezultati i një operacioni të kryer për droga të forta, kokainë.

 Report Tv me gazetarin Armand Xhelili mëson se në ky aksion blic është shtrirë në disa pika të ndryshme të Vlorës, ku në mbështetje të efektivëve të qytetit bregdetar kanë shkuar forca nga Tirana. Personat e shoqëruar janë mbajtur në vëzhgim prej disa javësh dhe më pas është bërë ndërhyrja për kapjen e tyre. Ndërkohë, 3 persona janë arrestuar për llogari të shteteve të huaja, më konkretisht për Spanjë, Italinë dhe Holandës, por nuk dihet ende identiteti i tyre.Ndërkohë, paralelisht me aksionin e mbrëmshëm, prej ditësh ka nisur një aksion Anti-Kanabis në lumin e Vlorës dhe të fshatrave të Bashkisë Selenicë. Burime nga Policia bëjnë me dije se patrullat nga ajri kanë evidentuar mbi 40 "njolla", zona ku është kultivuar kanabis ku po punohet për asgjësimin e tyre.