Operacion i madh anti-kanabis në malet e Krujës, forcat policore përgatiten të asgjësojnë 50 parcela

26 Gusht 2020, 09:11

KRUJË- Më shumë se 20 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po zhvillojnë një megaoperacion anti-kanabis në Malësinë e Krujës.

Pjesë e operacionit janë edhe forcat e komisariatit të Krujës, të cilët sipas burimeve priten që të asgjësojnë rreth 50 parcela si dhe do bëhet monitorim i territorit.Përgjatë këtij viti në rrethin e Krujës janë asgjësuar mbi 8000 rrënjë kanabis, teksa Malësia e Krujës është konsideruar si një nga zonat më problematike në rang kombëtar për sa i përket kultivimit të kanabisit. Report Tv sjellin pamje nga nisja e këtij operacioni, ky siç mund të shihet qyteti është "blinduar" nga uniformat blu.