Operacioni "Free Flight" i 2015-ës, arrestohen në Itali 7 shqiptarë, trafikonin kanabis me avion

4 Maj 2018, 18:58 | Përditesimi: 4 Maj 2018, 18:58

Policia italiane ka arrestuar 7 persona në kuadër të hetimeve të nisura në 2015 për një bandë italo-shqiptare që trafikonte kanabis me avion të vegjël drejt vendit fqinj. Urdhër arrestet sipas medieve italiane janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm nga karabinierët e Riccione-s, nën drejtimin e antimafias së Bolonjës.

Për arrestimet në Itali ka reaguar edhe Policia shqiptare duke sqaruar se bëhet fjalë për operacionin  "Free-Flight" të  vitit 2015, ndërsa tani po zbatohen fletë-arrestet. Sipas policisë shqiptare, sot homologët italianë kanë zbatuar fletë arrestet pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.

b.ha./Shqiptarja.com