Operacioni i përbashkët anti-drogë, arrestohen 12 persona në Itali dhe 1 në Shqipëri

11 Shtator 2020, 15:43

Policia italiane dhe shqiptare, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, u bë ekzekutimi i urdhër-arresteve për 12 shtetas, nga të cilët 7 me masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe 5 me “Arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesë.