Operacioni ndërkombëtar i Interoplit, arrestohen dy persona në Shqipëri, lidhje me grupin mafioz 'Ndragheta'

24 Korrik 2020, 08:56 | Përditesimi i fundit: 2020-07-24 15:13:20

Dy persona, njëri prej të cilëve përfaqësuesi i 'Ndragheta-s' në Shqipëri, janë arrestuar nga policia si pjesë e një operacioni ndërkombëtar për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Në total janë të arrestuar 6 persona, ndërsa operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.