Operacioni 'Shpirti', të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Kërkon edhe konfiskim të pasurive

1 Qershor 2022, 16:49

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për 8 nga 31 të pandehur total të operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.