Operatorët turistik në Vlorë e Sarandë kundër draftit: Të zgjatet orari deri në 00:00! Distancimi social ekstremisht i paarritshëm! Nëse s'ka zgjidhje do pezullojmë licensat

7 Maj 2020, 13:35 | Përditesimi: 7 Maj 2020, 20:26

Operatorët turistik në Vlorë dhe në Sarandë kanë dalë kundër draftit të përgatitur nga Ministria e Turizmit për nisjen e sezonit turistik. Ata kanë përgatitur një sërë kërkesash drejtuar kryetarëve të Bashkive respektive, Dritan Leli dhe Ardian Gurma. Më konkretisht në Sarandë, bizneset kërkojnë shtyrjen e taksave vendore, të fjetjes dhe të ndërtesës për një periudhë 6 mujore, si dhe heqjen e taksës së tabeleva dhe parkimit. Pandemia do të diktojë plazh në distancë 3.5 m çadrat nga njëra tjetra, edhe këtu operatorët kërkojnë zgjerim të sipërfaqeve të plazhit për kontraktorët aktual.

r.k./Shqiptarja.com