Operatorët turistikë kundër mbylljes së lokaleve të natës, Çipa: Nëse nuk punojmë deri në fund të gushtit falimentojmë

23 Korrik 2020, 17:31

Operatorët turistikë në Sarandë kanë reaguar duke kërkuar anulimin e aktit normativ të qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00. Ata thonë se kanë kryer investime dhe nuk po arrijnë të punojnë për shkak të masave shtrënguese.