Opozita bashkon zërat: Mos na merrni të drejtën e fjalës, 'good luck' me lëpirësat e Ramës

23 Prill 2020, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 10:36:50

Deputetët e opozitës, Andi Përmeti, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni u bënë një zë në seancën e kësaj të enjteje në Parlament, duke thënë se në Konferencën e Kryetarëve është ndarë në mënyrë të padrejtë koha e fjalës për mazhorancës, dhe opozitën, të cilës i është lënë vetëm 15 minuta përballë 90 minuta të shumicës.