Tensionet në Parlament, opozita bllokon foltoren dhe transmeton fjalimet në Facebook

10 Maj 2018, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2018-05-10 16:29:08

eanca e Kuvendit u përfshi nga incidentet edhe këtë të enjte. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Lulzim Bashës pas mbarimit të kohës, por kjo ka bërë që deputetët e opozitës të ngrihen nga ulëset dhe të rrethojnë foltoren e Kuvendit. 

Pavarësisht thirrjeve të Ruçit për të vijuar normalisht punimet e seancës, deputetët e PD dhe LSI e mbajtën atë të bllokuar për disa minuta. Pas këtij momenti Ruçi ndërpreu seancën për pesë minuta, por ky urdhër nuk vlejti për pakicën parlamentare. Lulzim Basha vijoi të mbajë fjalimin e tij nga foltorja.

Edhe pse nuk u transmetua nga mediat për shkak se kamerat e televizioneve dolën jashtë Kuvendit, një gjë e tillë u pasqyrua 'Live' në rrjetet sociale. Seanca u trasmetua nga Facebook-u i kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha. Ndërkohë, deputetët e maxhorancës dolën nga salla deri në pritje të një urdhëri të dytë të Gramoz Ruçit për të rinisur seancën. 

Pasi trasmetuan fjalimin e Bashës dhe Berishës në FB, opozita vendosi të bojkotojë punimet e Kuvendit. Seanca rinisi me fjalimin e kryeministrit Edi Rama i cili shprehu keqardhje për sjelljen e opozitës dhe akuzat e saj në adresë të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. 

    No videos found.