Opozita bojkot? Veliaj: Nuk pres Moskën, jam gati edhe për një mandat të tretë

21 Mars 2019, 17:29

Me apo pa opozitën, Veliaj u shpreh se Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. "Cfare do t'u themi qytetarëve, që meqë rusët nuk na sollën kandidatë dhe meqë vendosën që mos hyjnë në zgjedhje nuk do të bëjmë këto shkolla. Nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime.... Nëse qytetarët do të më votojnë jam këtu edhe për një mandat të tretë" tha Veliaj.