Opozita dhe mazhoranca larg një marrëveshjeje për 'Zgjedhoren', Alibeaj: S'jemi dakord me asnjë pikë të draftit të PS

28 Tetor 2019, 19:55

TIRANË- Arritja e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës duket e largët. Në përfundim të mbledhjes së zhvilluar të një nga grupeve të punës, ai i oponencës, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si tallje për shqiptarët draftin e përgatitur nga qeveria për 'Zgjedhore', duke theksuar se opozita e bashkuar nuk është dakord me asnjë nga pikat e saj. Për të argumentuar qëndrimin e opozitës, Alibeaj solli tre shembuj.

"U diskutua edhe drafti i bërë publik nga ana e qeverisë dhe zgjidhjet që janë dhënë në këtë draft tregon qartësisht dhe seriozitetin dhe dëshirën për të bërë një reformë reale, por të konstatosh që psh për çështjen më të rëndë, shitblerjen e votës, na u mjaftokërka se nuk do të vidhet më vota besoj se të gjithë e kuptojnë qe vetëm reformë nuk është, por për t'u hedhur hi në sy shqiptarëve dhe ndërko,bëtare. Presioni ndaj administratës, që të kuptohet dhe presioni i nxënësve besoj se është tallje me shqiptarët. Jo vetëm modestisht jemi të pozicionuar për një reformë reale, për t'i dhënë shqiptarëve votën e lirë dhe të ndershme, që do duhet të bëjë ndryshimin në dorë të shqiptarëve. Për këtë ka qenë mbledhja e grupit të opozitës së bashkuar. Ne jemi t vendosur se ajo që do të quhet reformë reale, të gjejë zgjedhjet efektive ndryshe do të ishte tallje. Axhenda jonë është totalisht e orientuar nga Bundestangu, kërkon Reformë Zgjedhore reale dhe në të gjithë atë dokument gjermanët thotë ato që ka thënë opozita. Ai që shkakton shitblerjen e votës, do duhet të ndëshkohet. Qeveri tranzitore, kjo është zgjidhja racionale', tha Alibeaj.