TIRANE-Brukseli i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të mos djegë mandatet e deputetëve, pasi një vendim i tillë bllokon integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic u shpreh se vendi i opozitës është parlament dhe jo ta bojkotojë. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstein thotë se nëse opozita djeg mandatet bëhet shumë herë më i vështirë qëllimi për hapjen e negociatave në qershor të këtij viti.
Ndërkohë që pasditen e sotme ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones zhvilluan një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama. SHBA dhe BE-ja po tentojnë që të gjejnë një zgjidhje mes palëve për të shmangur krizën institucionale. Pas protestës ditën e shtunë, ndërkombëtarët dënuan dhunën e shtruar, ndërsa opozita njoftoi vendimin për djegien e mandatave duke kërkuar zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore që të përgatisë procesin zgjedhor. Por, kryeministri Edi Rama tha se nuk e çon ndërmend të dorëhiqet dhe se e vetmja pasojë që solli protesta ishte shkatërrimi i një vepre arti, kërpudhës në Kryeministri.
Opozita djeg mandatet, Brukseli: Kthehuni në Kuvend, po bllokoni reformat dhe integrimin
No videos found.