Opozita ende asnjë vendimmarrje përfundimtare/ Nard Ndoka në Report Tv: Dua të kandidoj në Shkodër

14 Janar 2021, 12:44

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoja kërkon të kandidojë serish në Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë ai e bëri të ditur në një intervistë në studion e Report Tv.

Ndoka tha se ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare në opozitë për mënyrën se si do dalin në më 25 prill.

Është diskutuar te mundësitë që partitë tona kanë ç'ë hapin në disa qarqe te opozita e bashkuar. PDK ka prezantuar disa kandidatë në disa qarqe. Nuk kemi ende një vendimmarrje përfundimtare. Por është shumë e rëndësishme që do të jemi një ekip.  Të gjithë kërkojmë që të marrë fund vendimmarrje. Jemi prej disa kohësh tashmë në fushatë dhe terren. Besoj se ky do të ishte formalizimi i ekipit të opozitës.  Përveç kufizimeve që kemi nga Kodi që Rama e bëri në mënyrë të qëllimshme. Pa diskutim që çdo parti e quan veten opozitare mund të bashkohet. Të gjitha këto vërehen në mënyrë pozitive nga elektorati ynë. Në të gjithë historinë tonë PDK ka vetëm një vit qeverisje, të gjithë hapësirën tjetër e kemi në opozitë. Ne e kemi elektoratin tonë të konsiderueshëm", tha kreu i Partisë Demokristiane.

Nard Ndoka deklaroi se edhe nëse Basha nuk e fut në listë farë në Shkodër ai serish do të jetë me PD-në në zgjedhjet.

"Marrëdhëniet e mia me PD kanë qenë gjithnjë transparente, edhe nëse nuk do të jem në listë fare në Shkodër do të jem prezent në të gjithë Shqipërinë. Nuk do të shikoj  një mundësi tjetër apo një aventurë. Nuk do të na bëjë të kalojmë ylberin. Ne si PDK kemi ofruar shumë emra.  Unë po uroj që të kem një kandidat fitues edhe në Qarkun e Lezhës. Po ashtu edhe në Qarkun e Tiranës. Kemi realisht kandidat konkurrues. Do të ketë surpriza në këto zgjedhje. DO të prishen ca balanca, do të shkërmoqet edhe kjo mazhorancë", vijoi ai.