Opozita formulë të re për maksimizimin e votës në zgjedhje, Shehi për Report TV: Ftojmë në koalicion edhe Topin, Patozin e Topallin

19 Shkurt 2020, 12:55

TIRANE-Opozita kërkon korgjimin e sistemit zgjedhor. Kryetari i PD-së Lulzim Basha dje zhvilloi një takim me aleatët në selinë blu ku u ra dakord, që për hir të maksimizimit të votës në zgjedhje për të djathtën,  të dalin si grupim më vete brenda koalicionit në zgjedhjet ardhshme parlamentare, pra partitë e vogla do të garojnë me siglën e tyre dhe jo në atë të PD-së sikur ndodhi në zgjedhjet e fundit në 2017.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për gazetarin e Report Tv Elis Memelli, sqaroi formulën e re dhe se cfarë synon opozita me këtë propozim, që për t'u miratuar e ka në dorë PS-ja, nëse do ta pranojë në tryezën e reformës zgjedhore, pasi ka nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sa i përket debatit mes Presidentit dhe shumicës, Shehi shprehet se "Ky njeri (Ilir Meta) mbron edhe interesat e veta, por duke mbrojtur kushtetutën mbron edhe një pjesë të së drejtës qytetare".