Opozita kundër integrimit? Vjen reagimi nga PD, Pollo: E vërteta e pr/rezolutës

24 Maj 2018, 14:50

Partia Demokratike ka reaguar pas largimit nga seanca plenare, ku nuk votoi pr/rezolutën e KE për integrimin e Shqipërisë.

Deputeti dhe kreu i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, ka deklaruar se rezoluta për integrimin e miratuar sot në Kuvend është hartuar nga vetë PS dhe ka një tekst plot furçe e bojëra për makijazhin e fytyrës së qeverisë.

Sipas deputetit të djathtë, kjo pr/rezolutë u bë nga qeveria vetëm për të hequr Agron Xhafaj dhe vëllai i tij, që rri në postin e ministrit.

Rezoluta për Integrimin Europian që Partia Socialiste vetë e hartoi dhe e vetë e votoi, ishte një tekst plotë furçe dhe bojëra për makiazhin e fytyrës së qeverisë. Nëse qeveria dhe edi Rama do të donte një Rezolutë konsensuale atëherë do të lejonte që teksti i Partisë Socialiste normalisht, siç është vepruar gjithmonë, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian.

Madje edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dy organe përgjegjëse të Kuvendit, për raportet me Bashkimin Europian dhe kështu është vepruar gjithmonë përmes diskutimeve, kompromiseve, është arritur pothuajse gjithmonë një tekst i përbashkët i cili është votuar konsensualisht.

    No videos found.