Opozita në protestë, Rama ia merr këngës në Berat

16 Mars 2019, 13:11

Opozita po proteston përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama vijon takimet i qetë në Berat. Pas takimit me operatorët turistikë, ai është ndalur në një tjetër aktivitet, te një grup folklorik fëmijësh. Ai ka publikuar videon me këngën e grupit të fëmijëve duke qendruar mes tyre ndërsa e ka cilësuar si 'Kënga e ditës'.