Opozita në protestë, Rama prezanton kandidatin për Lezhën, me Pjerin Ndreun do t'i japim hov të ri qytetit

2 Qershor 2019, 18:42 | Përditesimi i fundit: 2019-06-03 09:06:14

Në një kohë kur opozita joparlamentare do të jetë në protestën e 7 kombëtare të thirrur prej tyre, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama këtë pasdite në 18:00 çelën fushatën elektorale në Lezhë me kandidatin e këtij qarku, Pjerin Ndreu.

"Sot 18.00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit" njoftoi Rama.

Në Lezhë, BIndja Demokratike ka kandiduar Salvador Kacaj, ish kreu komunës Shëngjinit, votuar nën siglën e PD dhe PDK.