Opozita nis në pandemi protestat, makinat nga rrethet 'në filtër'! 1 mijë policë dhe anti-terrori gati (Mesazhi i Bashës për strukturat)

18 Maj 2020, 16:37

Sot në 16:30 është paralajmëruar mbajtja e protestës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku këtë herë nuk do të jetë më teatri fokusi, por rrëzimi i diktaturës. Opozita dje se do të jetë mbështetëse e kësaj proteste, jo organizatore e saj, por gjithashtu paralajmëroi se do të nis protestat kombëtare menjëherë dhe për këtë ka dhënë urdhër strukturave të saj në rrethe për t'u organizuar dhe mbledhur në Tiranë. Strukturat e PD në rrethe janë duke u organizuar t'i bashkohen tubimit, edhe pse Tirana është ende zonë e kuqe.