Opozita nis protestat pas shembjes së Teatrit! Meta: Damkë e zezë! Kryemadhi bën thirrje për mosbindje! Rama-Veliaj: S'na ndalni dot, tani godina e re

17 Maj 2020, 15:27

TIRANE-Shembja e Teatrit Kombëtar ka rinxjerrë opozitën sërish në protesta. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët vendosi që opozita t'u rikthehet protestave të menjëhershme.

"Vendimi i parë për sot është mbështetja për të gjitha protestat e qytetarëve dhe aleancës për teatrin dhe nisja e organizimit të protestave. Duke nisur me efekt të menjëhershëm, se pse aty ku u dhunua teatrin përgatitet flijimi i të drejtave të çdo qytetari" tha Lulzim Basha.