Opozita paralajmëron bojkot të procesit të presidentit: Ne propozuam emrat, por mazhoranca u tërhoq! PS: Deri të dielën sillni emrat ose e zgjedhim vetë

26 Maj 2022, 17:42

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ulet më në tryezë me mazhorancën për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike që u zhvillua sot në selinë e PD-së kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herë.