Opozita parlamentare kërkon shkarkim e Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e Komisionit për 'Zgjedhoren', në vend të saj Myslim Murrizi

12 Qershor 2020, 19:41 | Përditesimi i fundit: 2020-06-12 22:35:01

Kreu i grupit Demokrat në parlament, Myslim Murrizi tha se grupi i tij i mbështetur nga dy grupet e tjera të opozitës parlamentare që drejtohen nga Nimet Musai dhe Edmond Stojku tha se ditën e djeshme i është paraqitur Kuvendit një kërkesë për të zëvendësuar Rudina Hajdarin si bashkëkryetar e Komisionit për  reformën zgjedhore dhe në vend të saj të emërohet Myslim Murrizi. Sipas Murrizit, Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në kuvend.