Opozita parlamentare s'merr pjesë, anulohet mbledhja/ Gjiknuri: S'ka ende asnjë propozim për ndryshimin e sistemit

16 Dhjetor 2019, 17:52

TIRANË-  Ishte parashikuar që të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por për shkak të mungesës së kuorumit ajo është anuluar.

Në një deklaratë për mediat, bashkëkryetari i këtij Komisioni, Damian Gjiknuri tha se shpreson që kjo gjë të mos çojë në bojkot, teksa shtoi se është në pritje të propozimeve për ndryshimin e sistemit nga ana e opozitës parlamentare, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur."Mbledhja nuk u vazhdua sepse nuk kishte kuorum, por puna vijon. Shpresoj që të mos jetë ngërç ose bojkot. Mirëpresim partitë e opozitës parlamentare që të vijnë me një propozim për ndryshimin e sistemit, por që nuk ka ndodhur", tha Gjiknuri.