Opozita përpiqet të futet në landfillin e Sharrës pa leje dhe denoncon: Viktima të agresionit

18 Tetor 2020, 14:50 | Përditesimi i fundit: 2020-10-18 14:53:11

Përfaqësuesit e opozitës, Ina Zhupa dhe Belind Këlliç, tentuan që të futeshin në landfillin e Sharrës, por u ndaluan nga punonjësit e sigurisë së kompanisë.

Ata kanë pretenduar se punonjësit e kompanisë janë sjellë në mënyrë agresore edhe brenda landfillit."Sot perfaqesuesit e opozites Ina Zhupa dhe Belind Kellici u penguan me urdher mafioz te benin detyren e tyre per te denoncuar aferen e mafias se plehrave ne landfillin e Sharres. Video tregon sesi dy perfaqesuesit e opozites u agresuan njekohesisht nga brenda Landfillit", thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.