TIRANE-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji së bashku me kreun e degës së PD-së në Divjakë Julian Gjini dhe një këshilltar Marjus Seitaj janë proceduar penalisht nga policia me akuzën e organizimit të një grumbullimi ditën e djeshme pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë.
Sipas policisë ata akuzohen se grumbulluan fermerë dhe banorë të zonës duke mos zbatuar Aktin Normativ që ndalon grumbullimet në kohë pandemie. Gjithashtu janë proceduar edhe dy shitës dhe një fermer, E. H., R. H. dhe A. J., 50 vjeç.