Organizonte muzikë kundër aktit normativ, gjobitet klubi i natës në Durrës

22 Korrik 2020, 09:20

Një subjekt në Durrës që pavarësisht aktit normativ për mbylljen e lokaleve të natës vazhdonte aktivitetin është gjobitur nga policia.

Gjoba është marrë ndaj shtetasit K. P, i cili është konstatuar nga blutë e Durrësit duke mbajtur një aktivitet të tillë në zonën e plazhit. Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.