Orgjosti fshati i izoluar në kufirin Shqipëri-Kosovë, banorët ecin malit me mushka, s’ka rrugë për makina! Thirrje dy Qeverive: Na shtroni 1 km asfalt!

13 Maj, 14:25

Në Lindje të Shqipërisë jetojnë në izolim të plotë 900 banorë të fshatit Orgjost. Ata janë 6 km larg nga Kukësi dhe 1 km larg nga Dragashi i Kosovës, por në dy kahet rruga është e pa asafaltuar. Përmes Report TV kërkojnë nga dy qeveritë të asfaltojnë segmentin rrugor që i lidh me Dragashin.