Orjola Pampuri zbulon se në fasoneri është punuar pa distancë! 'Te mbyllen..

22 Prill 2020, 14:05

TIRANË - Edhe këtë të mërkurë, Partia Demokratike kërkoi mbylljen e fasonerive dhe jo gjobitjen e tyre, nisur nga shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë ku numri i të infektuarve në disa fabrika këpucësh në Krujë është rritur, por edhe një rast i ri sot në Elbasan. Mbajtja hapur e fasonerive, sipas Orjola Pampurit, i ka kthyer fasoneritë në vatra të rrezikshme të infeksionit, ndërsa përgjegjëse për këtë situatë bën qeverinë. Megjithatë,Pampuri flet për 86 të kontaminuar, ndërkohë që zyrtarë të bashkisë Krujë thonë se janë 52.

Orjola Pampuri tha se ndihma ekonomike me paga minimale për 70 mijë gra dhe vajza që punojnë në bizneset fason në mënyrë që të mos falimentojnë, mund të vijë përmes "anullimit të pagesave për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.