Orkestra e RTSH, këngë çame e krutane në karantinë, interpretohen nga Kuinteti i Tunxhit dhe Perkusionit

20 Prill 2020, 19:11

Nën orkestrimin e Gridi Krajës e Klodian Qafokut, pjesëtarët e orkestrës Kuinteti i Tunxhit dhe Perkusionit, kanë perfomouar në karantinë nga shtëpitë e tyre dy përpunime nga këngët popullore ‘Tuman Kuqe’ & ‘Këngë dasme krutane’. Në trompë interpretojnë Reinald Foci dhe Gazmor Halilaj, në korno Briken Burgjija, trombon  Dorian Llanga e Trombon Bas, Ilir Vorpsi.