Me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Ushtrikë Kombëtare, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura solli një atmosferë ndryshe në sheshin “Skënderbej”, të zbukuruar nga bashkia e Tiranës për festat e fundvitit. Orkestra Frymore e FA luajti marshe ushtarake, por edhe pjesë festive për të pranishmit, mes të cilëve ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe mjaft qytetarë të kryeqytetit.
Ministrja Xhaçka përgëzoi zotin Veliaj për punën e tij në krye të bashkisë së kryeqytetit dhe vlerësoi kontributin dhe përkushtimin mbi njëshekullor të FA, si një shembull që duhet ndjekur.