Ortodoksët kremtojnë të Premten e Zezë ndryshe nga çdo vit tjetër, korçarët: Flakën do ta ndezim nga ballkonet

17 Prill 2020, 22:29

Besimtarët ortodoksë janë të detyruar që festën e Pashkëve këtë vit përcjellin në kushte të pazakonta. Në katedralen Ortodokse në kryeqytet u mbajt mesha për të Premten e Zezë, cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit. Mesha u zhvillua pa besimtarë.