OSBE kundër propozimit të PD-së për reformën zgjedhore: Nuk e qeverisim ne Shqipërinë

25 Shtator 2019, 12:06

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt u shpreh kundër propozimit të PD-së në tryezën e reformës zgjedhore,  që  të realizohet nga një strukturë e posaçme me përfaqësues të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së. "Për atë që ndodhi sot jam i zhgënjyer. Do të shohim se cfarë do të bëjmë në vijim. Propozimi i PD-së? Nuk e qeverisim ne këtë vend, që të marrim në dorë reformën. Ne mbështesim vendin natyrisht" tha ai.

Propozimi i PD-së që OSBE doli kundër. Ivi Kaso: Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.