Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni.” kështu është shprehur nga selia e PD-së sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.
Minarolli ndër të tjera ka thënë se tashmë shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e energjisë, ndërkohë që hedh akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se parat po shkojnë në xhepat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. 64 milionë eurot që i mungojnë arkës së Operatorit të Energjisë Elektrike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, duke blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë poblike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë. Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Shumica e tyre dërrmuese janë pa garë, më 1 kompani kliente të qeverisë së Edi Ramës, që zhvasin vazhdimisht paratë e shqiptarëve, duke fituar me ofertën më të lartë." u shpreh Minarolli.