OSHEE-ja lë pa drita Gjirokastrën

27 Shtator 2019, 16:32

Qyteti i Gjirokastrës është pa energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për shkak të djegies së siguresave 20kv, kanë mbetur pa tension fiderat e NST Gjirokastra 2, te cilat furnizojnë qytetin duke gjithçka.

OSHEE-ja thotë se grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët, por kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo situatë.

Në javën e fundit pas përmbytjeve energjia është shkëputur disa herë dhe luhatja e tensionit ka sjellë dëmtime të shumta të pajisjeve elektroshtëpiake, por edhe të bizneseve.