OTP - Rrjeti i suksesshëm bankar tashmë edhe në Shqipëri

4 Prill 2019, 18:57

Grupi Bankar OTP, një ndër ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve financiare të pavarura në Europën Qëndrore dhe Lindore tashmë është pjesë e tregut shqiptar.

Muaj më parë, Societe Generale Albania njoftoi publikisht transaksionin, i cili do e bënte grupin hungarez, aksionerin e vetëm të kësaj banke, duke e vendosur Shqipërinë si shtetin e 10-të ku OTP është i pranishëm.

Me synimin për të hapur horizontet në rajonin e Europës Qëndrore dhe Lindore, ku prezenca e OTP Group përgjatë viteve është bërë gjithmonë më shumë e pranishme dhe e përmendur, banka lider në Hungari ofron shërbime financiare të cilësisë së lartë dhe bankierë dixhitalë për më shumë se 18,5 milionë klientë

Si për klientët individë ashtu dhe për ata biznes, eksperienca e OTP Group shumë shpejt do të jetë pjesë e tregut tonë. “Mbetet ndër prioritetet më të mëdha, për të gjithë ne ofrimi i shërbimit më superior për skuadrat tona, klientët, partnerët dhe të gjithë palët e përfshira në bërjen e këtij kalimi sa më normal të jetë e mundur.” – theksoi Bledar Shella.