'Pa Gjurmë' gjen muxhahedinët e akuzuar si terrositë: Kampi është burg! Në Iran MEK na urdhëronte të vrisnim njerëz

7 Nëntor 2019, 21:54

TIRANE - 3 iranianë ish-anëtarë të opozitës iraniane në Shqipëri, MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri, të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë, mohojnë akuzat që janë bërë në emër të tyre. Hassan Hayrani, Abdurrahman Mohammad Jan, Kolam Rezah Shekari u cilësuan nga Ali Safavi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, se janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar me urgjencë si dhe duhen përzënë nga Shqipëria, pasi përbëjnë rrezik, madje për ta nuk dihej as vendndodhja.

Emisioni "Pa gjurmë" në Report Tv investigoi mbi këtë rast duke gjetur jo vetëm vendndodhjen e tre iranianëve të lartpërmendur, por edhe duke realizuar këtë intervistë të gjatë me ta. Ata jetojnë në Shqipëri, në zonën e Freskut në periferi të Tiranës, me leje qëndrimi që u rinovohet çdo tre muaj, ndërsa hedhin poshtë të gjitha akuzat duke sqaruar edhe pozicionet e tyre në organizatën MEK në të cilën kanë qenë pjesë më parë.1573158857_IRANIANE4.jpg