‘Pa gjurmë’/ Rrëfehet 31-vjeçarja nga Kruja: Flirtoja online për lekë, burri më thoshte t’i bëjmë presion me foto nudo

25 Tetor 2018, 19:44 | Përditesimi: 26 Tetor 2018, 13:23

Dafina dhe Jonid Muci nga Kruja janë prindër të 3 fëmijëve. Ata u martuan në vitin 2008, ndërsa martesa e tyre shkonte shumë mirë. Cifti u detyrua të zhvendosej nga shtëpia e prindërve të Arlindit për të shuar debatet pasi vjehrra dhe vjehrri nuk e donin nusen e djalit. Pas këtij largimi, ndërsa cifti kanë 3 djem, nisën dhe debatet e para mes tyre. Jonidi nisi të ushtronte dhunë fizike mbi të shoqën, ndërsa ajo për shkak edhe të kushteve jo të mira ekonomike nis punë në një fabrikë kepucësh në Fushë-Krujë. Nga ana tjetër bashkëshorti i saj, babai i tre fëmijëve kishte nisur alkolin dhe kumarin. Kur vjerra ndërron jetë, vjerri Fatmiri e rikthen djalin në banesën e tij, me bashkëshorten dhe tri djemtë. At e bir ishin përdorues të rregullt të alkoolit dhe jeta e Dafinës tashmë po bëhej edhe më e vështirë, ndërsa dy meshkujt e familjes ushtronin dhunë fizike mbi të. Gjatë kësaj kohë pas një njohje në Facebook me një zotëri, Dafina në dijeninë edhe të të shoqit Jonidit i kërkon këtij personi ta ndihmojë për të marrë dokumenta kanadeze. Ndërsa i kërkon bashkëshortes Dafinës ta joshë edhe me forma të tjera të pamoralshme, kundrejt përfitimit të parave. Kur personi në fjalë e kupton këtë gjë, i bën bllok nga rrjeti social Dafinës, ndërkaq Jonidi nis ti bëj presion të shoqes. Pas pak kohësh nga ky episode ai i thotë se do të largohet jashtë Shqipërisë..Në maj të këtij viti Jonidi niset për në Itali për të punuar, për kurimin e djalit të tyre të madh Arlindit i cili vuan nga (epilepsia). Këtu nis edhe historia, që Dafina ka vendour ta rrëfejë në studion e emisionit. Jonidi kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, me Ermelindën, vajzën të cilën e kishte njohur nga nga një grup i përbashket në facebook. Kësaj tradhëtie i bie në gjurmë Dafina përmes mesazheve në mesinxher. Ajo i tregon Ermelindës se është bashkëshortja e Jonidit, nëna e tre djemve që kanë sëbashku..Ajo tenton vetëvrasjen ndërsa debaton fort edhe me bashkëshortin. Në këto rrethana, në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike të Dafinës dhe dhunimit të vazhdueshëm që Jonidi i bënte, ky i fundit i kërkon divorcin, ti marrë fëmijët dhe të largohej në Itali për t’i rritur bashkë me të dashurën jashtë kësaj lidhje martesore. Dafina nuk pranon t’i braktisë femijët. Sot ajo është në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’, për të bërë një apel. Ajo është gati të fale, për hir të 3 fëmijëve… Në ndjekje të gjurmëve të zemrës Dafina, ka dicka për ti thënë Jonidit…

Ora 19:20/ Dafina tregon skemën: Burri më mësonte si t'i bëja presion mashkullit me të cilin flisja

Dafina ka treguar në studion e ‘Pa gjurmë’ se të gjitha bisedat në chat-in online janë kryer në dijeninë  e bashkëshortit. Ajo tregon me detaje si kanë tentuar t’a fusin në kurth burrin me të cilin Dafina fliste në Facebook.

Dafina Muçi: Ky person më hodhi një zemër mua. Unë i kërkova falje burrit se kam bërë një gabim në jetën. Sepse unë e ngacmova prej inatit, se doja atë njeri, i kërkova ndihmë. burri e pa që s’më ndihmoi, dhe më tha O Dafina, ta zhveshim këtë burrë dhe më pas t’a kërcënojmë se do t’i nxjerrim fotot në rrjetet sociale. Në youtube, jo me mua. Unë s’pranova. Jonidi gjeti disa foto dhe ia dërgoi këtij personi.

Ne e bëmë bashkë të dy. Burri fshihej dhe i shkruante ndonjëherë në emrin tim. Ai mendonte që të flasim me të që t’i marrim lekë. Unë e kam pranuar dhe s’e mohoj. E ka bërë burri foton, jo unë.

E fotografuam të zhveshur.

Dafina më tha, foli prapë. Thuaji që s’jam këtu se kam ikur jashtë. Kur e pa që ai s’na dha gjë, burri e shau. Ai pastaj e kuptoi dhe tha që burrë e grua jeni kot.

b.ha./Shqiptarja.com