Pa Gjurme - Si u mashtrua nga durrsaku që e la shtatzënë dhe e nxori në rrugë, humbet 17 vjecarja

15 Nëntor 2019, 12:58

DURRËS- Një rrëfim tronditës, në emisionin ’’Pa gjurmë’’ erdhi këtë të enjte, një nënë në kërkim të vajzës, që lindi 22 vite më parë. 42-vjeçarja rrëfen dashurinë që pati me djalin durrsak, premtimet se do të bënte një jetë si në përralla deri tek trafikimi për qëllime prostitucioni në Puglia të Italisë. Vite me radhë e shfrytëzuar çdo ditë, Bora asokohe një 19-vjeçare mbeti shtatzënë me tutorin e saj.

Bora (pseudonim i vendosur nga redaksia) është një nga qindra femra shqiptare, të cilat pas viteve 90 pësuan të njëjtin fat, atë të daljes në rrugë kundrejt premtive e mashtrimeve për martesë.

Asokohe e sapodashuruar me një djalë, nga qyteti bregdetar i Durrësit, për të cilin mësoi më vonë që ishte i martuar. A.Gj i premtoi një jetë të mirë në Itali, atje ku do të punonin dhe jetonin së bashku.

Nëntorin e vitit 1996, Bora mbetet shtatzënë me tutorin që e detyroi të dilte në rrugë. Ishte 4 muajshe, kur A.Gj bie në burg për shfrytëzim prostitucioni dhe u dënua me 7 vite.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv