Pa Gjurme - U zhduk në derbin Tirana - Partizani, qytetarët: Ndodhet në Durrës

2 Tetor 2019, 21:27

Kujtim Bozhiqi, 45-vjec u zhduk 3 ditë më parë ndërsa ishte në Tiranë për të ndjekur derbin Tirana-Partizani.Në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv ishin dy nipërit e tij, ndërsa shumë telefonues njoftuan LIVE në emision se kanë parë në disa zona në Durrës dhe Shijak. 

Nipërit denoncojnë zhdukjen e babait të tre fëmijëve në mesin e trazirave që ndezën stadiumin ''Selman Stërmasi''. Të dielën e 29 shtatorit të këtij viti, Kujtimi u nis nga Peqini, ku banon familja e tij dhe i komunikoi djalit se do të shihte ndeshjen. Ai u nis i vetëm dhe ky ishte moment i fundit që familjarët patën kontakt me të.

Sipas një kushëriri të tyre, orët e para të së hënës në 00:30, Kujtimi ka shkuar në banesën e tij në Laprakë (të kushëriri) ndërsa e ka thirrur në emër. Pasi ka dalë jashtë banese kushëriri i tij nuk e ka parë 45-vjeçarin. Familjaret kanë bërë denoncim edhe në policinë e Peqinit gjithashtu edhe në komisariatin nr.2 në Tiranë, duke u nisur edhe nga trazirat që ndodhën në derbin Tirana-Partizani, ku pati mjaft persona që u përfshinë në këtë sherr.

Kërkimet janë bërë edhe në spital, por nuk ka asnjë informacion se Bozhiqi të ketë shkuar i lënduar nga kjo ngjarje. Ditën që ka dalë nga shtëpia kishte të veshur një këmishë ngjyrë blu të hapur dhe një palë pantallona ngjyrë jeshile. Ky ishte një largim i përsëritur për babain e tre fëmijëve, pasi është larguar dhe herë tjetër nga banesa. Nuk është përdorues i pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike dhe as nuk ka patur konflikte. Kujtimi jetonte me bashkëshorten dhe me dy djemtë në Pajove të Peqinit.

Elton Bozhiqi, nipi i tij i ftuar në studion e emisionit 'Pa Gjurmë' u shpreh se 45-vjeçari ka probleme mendore.  "Babai im e ka dëgjuar zërin e vëllait të tij kur thirri, por kur merr çelësat dhe del, ai thirri në emër, por nuk u dëgjua më. Kujtimi ka probleme me shëndetin mendor. Është larguar edhe herë të tjera nga shtëpia, por me 24 orë dhe jo kaq. Pyetëm në polici dhe në spital, por nuk ka asnjë shenjë nga ai. Shkuam dy herë në komisariat u interesuam, por nuk ka asnjë informacion.

Kemi parë edhe kontrolluar nëpër lokale, por sërish nuk e kemi gjetur. Informacione të sakta nuk kemi nëse e ka parë ndeshjen apo jo dhe ku ka shkuar. Ai kishte veshur një këmishë ngjyrë blu të hapur dhe pantallona jeshile, flokët i ka të thinjura. Ai ishte tifoz i Tiranës prandaj u nis nga Peqini për të parë ndeshjen. Telefoni që kishte me vete ka funksionuar, ka qenë i hapur deri ditën e hënë.

    No videos found.