Detaje “bombë” në emisionin 'Pa Gjurmë', 6 vite nga zhdukja e Renato Hamzës zbardhen detaje nga dosja hetimore. Sipas burimeve pranë policisë së qarkut Elbasan, 'Pa gjurmë' ka mësuar se vetëm dy muaj para se të zhdukej Reni i Elbasanit, ai ishte vendosur në përgjim dhe monitorohej nga policia, pasi dyshohej se ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni në zonën Shijak-Durrës.
“Është hera e parë që e dëgjoj këtë. Drejtori i policisë së Elbasanit në vitin 2017 më tha se ta ka vrarë Indriti”-rrëfen nëna e Renatos, Sonila Hamza
