‘Pa gjurmë’/ Zbulohet video, a është Reni i Elbasanit?! Dëshmitarja: E pashë të këndonte në Pezë, erdhi në tavolinë më respektoi

19 Dhjetor 2018, 20:02

Për të disatën herë, trajtohet sërish në studion e “Pa gjurmë” rasti i Renato Hamzait, i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit. Hamzai është denoncuar i zhdukur nga familja e tij, ndërkohë që ditën e sotme, në “Pa gjurmë”, dalin të tjera informacione për të.

Një video e cila është xhiruar në muajin maj të këtij viti, në një klub nate në Pezë, dyshohet se këngëtari që ka kënduar brenda këtij lokali është Renato Hamzai. Një nga dëshmitaret që ka qenë e pranishme në këtë lokal, thotë se Reni i Hamzait, ishte duke kënduar në këtë lokal, dhe se është ulur pranë saj në tavolinë dhe e ka qirasur.

Dëshmitarja ka thënë në një lidhje telefonike në “Pa gjurmë”: Rruga e Dibrës, kur ikën në Tiranë, e pashë duke kënduar. E kam thirrur në tavolinë që t’a porosisja për këngë, madje dhe e kam qirasur. Kishte një tatuazh në krahun e djathtë. Aty kishte shumë goca, ishte edhe një bjonde që ishte këngëtare. Nga sa e kam parë unë ishte 100% ai. Aty ka qenë në Pezë në muajin korrik. Një djalë i foli: O Reni, eja respektoji se janë dy goca që të kanë ardhur. Më ofroi edhe numrin e telefonit.