'Pa Gjurme'/Humbi kontaktet në tetor të 2017-ës, familja kërkon 80-vjeçarin, Vajza: Doli për të mbledhur ullinj por nuk u kthye më

13 Dhjetor 2018, 21:46 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2018, 21:46

Historia e sjellë këtë herë në emisionin e “Pa Gjurmë”, është ajo e Nuiredin Lilës i cili rezulton i humbur që pre 23 tetorit të vitit 2017 dhe familja e kërkon prej një viti për të rënë në gjurmët e tij. 80 vjeçari  nga qyteti i Krujës, babai i 4 fëmijëve mban në ankth familjarët të cilët kërkojnë të dinë, të vërtetën rreth fatit të tij. Pas kërkimeve familja ka denoncuar herë pas here dhe në polici humbjen e 80 vjeçarit.Madje ditën e zhdukjes së tij, ka patur dhe një konflikt me bashkëshorten mesditën e së hënës, ditë kjo kur ai ishte larguar në një mot të keq me shi.

Kur fillloi të errësohej familja kupton se largimi i tij nuk ishte si zakonisht, kur ai shkonte në banesën e vjetër për të punuar në shtëpinë e vjetër e për të mbledhur ullinj. Vajza e 80 vjeçarit, Hatixhe Elbasani vendosi të tregonte historinë e trishtë të 80 vjeçarit,  në studion e emisionit “Pa gjurmë” ku rrëfeu  ditën e largimit  të të atit nga shtëpia, ai  nuk kishte patur asgjë me vete dhe as ndonjë mjet identifikimi.

Babai shkoi në shtëpinë e vjetër për të mbledhur ullinj dhe kishte humbur celësin e portes së shtëpisë. Kur kthehet flet me mamanë. Ai iku për të kërkuar celësin dhe nuk u kthue më në shtëpi. Kur filloi të errësohet, ajo ditë ishte ditë me shi, mori edhe çadrën me vete. U bëmë merak e gjithë familje. Shkuam ne spitalin e Krujës, atje nuk ishte dhe më pas shkuam në Policinë e Fushë-Krujës ku i treguam ngjarjen. Atë natë deri nga ora 1 e natës e kemi kërkuar pa pushim, nuk lamë vend pa kërkuar. Të martën me 24 tetor morën një telefonatë, që na tha se e kishte parë në  Fushë-Krujë. Pas këtij njoftimi morëm rrugën për në Fushë-Krujë, ku vendosëm edhe postera.

Hatixhe Elbasani, vajza e 80-vjeçarit

 

Gjithashtu, Hatixhja tregoi se për shkak të moshës së thyer, i ati prej gati 3-vitesh kishte filluar të humbiste kujtesën dhe vuante nga sëmundja e sklerozës. 

Babai vuante nga sëmundja e sklerozës prej tre vitesh por jo në atë masë dhe merrte vazdimishtkura.Fizikisht isjhte shumë i fortë.  Sa  filloi të errësohej ne nuk e linim me dalë nga shtëpia.  Për shkak se errësohej , mamaja nuk e linte të dilte, për shkak se e kishim merak. Ka qenë ditë me shi , në drekë ditën kur u zhduk dhe babai kishte veshur një xhakete gri, në veshin e majtë, ka pas bërë një operacion dhe ka një shenjë dalluese  e ka pasur veshin si të  prerë. Kemi vazhduar 3-4 muaj kërkimet. Jemi interesuar dhe në morgun e Tiranës, por nuk e kemi gjetur. Kemi shkuar edhe në disa azile në Tiranë për të kontrolluar.

Hatixhe Elbasani, vajza e 80-vjeçarit

Në fund, ajo bëri një thirrje për çdo person që mund ta ketë parë më përpara dhe që ka ndonjë informacion për babain e saj,  që ta njoftojë se ku mund të kenë qenë lëvizjet e tij, të fundit

r.k./Shqiptarja.com