Pa kontrolle në kufi fundjavave dhe në festa, nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë! Radhët nga kufiri zhvendosen te trau në Kalimash

25 Qershor 2022, 11:17

Fundjava dhe lëvizja pa pengesa në pikat e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë ka shtuar fluksin e mjeteve dhe të shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar. Në Morinë, fluksi i madh ka qenë që në orët e hershme të mëngjesit e vazhdon ende. Në sportelet e doganës, Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës.