Pa maska e doreza! Ja situata në tregun e Lushnjes

20 Prill 2020, 10:39

Pas dy ditëve në karantinë totale, ku u lejuan vetëm disa orë para ditë të shtunën dhe të dielën që të dalin pensionistët dhe nënat me fëmijët deri në 10-vjeç, prej orëve të para të ditës së sotme në orën 05:00 ka nisur lëvizja. Report Tv sjell një vëzhgim nga situata në tregje, por edhe lëvizjet në rrugë në Fier, Lushnje, Fushë Krujë dhe qytete të tjera. Situata më problematike paraqitet në qytetin e Lushnjes. Në tregjet ambulante të fruta perimeve situata është kaotike ku nuk respektohet as distancimi social, as pajisja me maska dhe doreza por me e keqja është qëndrimi në grup.