Pa maska në rrugë/ Gjobiten 254 qytetarë, 5 prej tyre shkojnë në komisariat dhe më pas lirohen

15 Dhjetor 2020, 16:01

254 qytetarë në të gjithë vendin janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit pasi janë kapur duke lëvizur pa maskë.

5 persona janë shoqëruar në komisariat nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.