Pa maskë në Kosovë, shqiptari dhe dy gratë bëjnë rezistencë, por në fund përfundojnë në qeli

21 Gusht 2020, 09:17

Dy gra dhe një burrë nga Shqipëria janë arrestuar në Kosovë. Për arrestimin e tyre në Fushë Kosovë policia hasi në vështirësi për shkak se refuzuan t’i binden urdhrave. Burri ishte pa maskë duke mos respektuar masat anti-COVID në Kosovë dhe për këtë arsye policia e ndaloi, por shqiptari bëri rezistencë.