Pa pritshmëri për liberalizim të vizave, Vjosa Osmani mbërrin në Bruksel

23 Qershor 2022, 09:43

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samirin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, megjithëse nuk ka pritshmëri për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Unë shkoj gjithmonë atje (BE) me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha presidentja Vjosa Osmani një ditë më parë për median holandeze NRC.